Ndërlidhjet

HAGË


Burime në Hagë informojnë rreth takimit të kryeprokurores Karla Del Ponte me përfaqësues të presidentit çeçen, Asllan Maskadov. Zëdhënësja Florence Hartman e përshkroi takimin “një vizitë kortezie”. Ndërkaq, atë e ka denoncuar kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dumën ruse, Dimitri Rogozin, i cili e akuzoi del Ponten se, siç u shpreh ai, “po i jep mbështetje morale terrorizmit ndërkombëtar”.
Njëri nga pjesëmarrësit në bisedimet e mbrëmshme, Ahmed Zakajev, tha se udhëheqësit çeçenë dëshirojnë që shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni nga ana e trupave ruse, të adresohen dhe zgjidhen në një Gjykatë Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG