Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të armatës së Shteteve të Bashkuara thonë se sipas raporteve të tyre, në malet në lindje të Afganistanit, mund të fshihen ende, jo më shumë se 200 luftëtarë të Al-Kaidës. Gjenerali Xhon Roza, zëvendës – komandant i operacioneve për Afganistanin në Shtabin e Përgjithshëm, pohoi se bombardimet vazhdojnë intensive në rajon, në ditën e shtatë të misionit me emrin e koduar “Operacioni Anakonda”. Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, i cili gjatë një prononcimi televiziv shtoi se si pasojë e motit të keq, sot është zbutur disi intensiteti i aksioneve ushtarake.
XS
SM
MD
LG