Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha sot se Bagdadi duket ta ketë marrë seriozisht çështjen e kthimit të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armatimin në Irak. Anan u tha reporterëve pas takimit me ministrin e jashtëm iraken, Naxhi Sabri, se pala irakene nuk ka shtuar parakushte për fillimin e kontrolleve, por vetëm ka shtruar problemin e funksionimit të misionit inspektues. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara konfirmon se sanksionet 11 vjeçare mbi Irakun, nuk mund të hiqen përderisa inspektorët për armatim të konfirmojnë se Bagdadi ka eliminuar armët biologjike, kimike dhe bërthamore.
XS
SM
MD
LG