Ndërlidhjet

KAIRO


Ministrat e jashtëm të 22 vendeve të Ligës Arabe, i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur atë që ata e kanë quajtur “dhunë e panevojshme e Izraelit”. Në takimin e sotëm në kryeqytetin egjiptian, ministrat po diskutojnë rreth planit saudit për paqe në Lindjen e Mesme. Propozimi i princit saudit të kurorës Abdullah, ofron njohjen e Izraelit në këmbim të tërheqjes së plotë të këtij të fundit nga territoret arabe të pushtuara në luftën e vitit 1967.
XS
SM
MD
LG