Ndërlidhjet

BEOGRAD


Partia e presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica, bëri të ditur se do t’i bojkotojë takimet e nivelit të lartë të aleancës në pushtet.
Partia Demokratike e Serbisë njoftoi dje se aleatët e koalicionit DOS nuk duhet të aprovojnë projektligjin për ekstradimin e të dyshuarve për krime lufte në Tribunalin e Hagës pa shqyrtuar kundërshtimet e partnerëve të Bllokut nga Mali i Zi. Të enjten lidershipi i DOS-it vendosi t’i parashtrojë një projektligj parlamentit federal në Beograd, i cili nënvizon bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavinë.
XS
SM
MD
LG