Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kriza politike në Jugosllavi është thelluar pas deklaratës së kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç, se njoftimi i partisë së presidentit jugosllav për bojkotimin e takimeve të nivelit të lartë të aleancës në pushtet, tregon se ajo parti e ka braktisur koalicionin. Zëvendës-kryetari i partisë së Vojisllav Koshtunicës, Dragan Marshiqanin e mohoi këtë deklaratë. Mospajtimet u shpalosën pasi lidershipi i DOS-it vendosi t’i parashtrojë një projektligj parlamentit federal në Beograd, që nënvizon bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, çka partia e Koshtunicës e kundërshton.
XS
SM
MD
LG