Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Helikopterët dhe anijet luftarake izraelite me sulme raketore kanë shkatërrur plotësisht selinë e liderit palestinez Yasser Arafat në Gaza, por ai vetë nuk ndodhej atje gjatë sulmit, por në Ramallah ku mbahet i ngujuar nga trupat izraelite ka tre nuaj.
Operacioni u ndërmorë vetëm disa orë më vonë pas vrasjes së mbrëmshme të 11 personave dhe plagosjes së 50 të tjerëve nga një palestrinez vetëvrasës në kafenenë në Jerusalemin perëndimor.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje dy palëve që të përpiqen ti japin fund dhunës dhe do të nisin në rajon të deleguarin special Anthony Zinni.
XS
SM
MD
LG