Ndërlidhjet

GARDEZ/AFGANISTAN


Forcat e Shteteve të Bashkuara thonë se kanë marrë kontrollin ndaj një ish pikqëndrese të al Kaidës në lindje të Afganistanit dhe se “kjo etapë e veçantë” e operacionit “Anakonda” është kompletuar.
Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu se tërheqin nga fushëbeteja 400 nga 1.200 trupat, kurse avionët e koalicionit kanë vazhduar bombardimin e strehimoreve të supozuara të anëtarëve talibanë dhe al Kaidas në ate rajon.
Ndërkaq, në mesin e trupave afgane të angazhuar në luftime është hapur një plasaritje e madhe.
Komandanti me prejardhje pashtune i provincës Paktia ku zhvillohen luftimet, ka kërkuar nga qeveria në Kabul që t’i tërheqë prapë forcat e dërguara atje me prejardhje taxhike, duke thënë se çështja duhet t’i lihet në dorë popullit të Paktisë.
XS
SM
MD
LG