Ndërlidhjet

logo-print

Italia njeh pavarësinë e Kosovës


Flamujt e BE-së

Flamujt e BE-së

Gjatë ditës së sotme, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe Estonia, Danimarka e Sllovenia, ndërsa priten edhe disa njohje nga vende të tjera.


Italia ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur Qeveria në Romë. Vendimi është miratuar gjatë takimit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Romano Prodi.

"Italia i bahskohet shumicës së vendeve evropiane rreth kësaj çështjeje delikate politike", ka deklaruar Romano Prodi, në konferencën për shtyp, të mbajtur me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Para takimit qeveritar, ministri i Jashtëm , Massimo D'Alema, kishte deklaruar se "është e domosdoshme dhe e dobishme" për Romën që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Prishtinën dhe të njohë Kosovën si shtet sovran.

Si në rastet e mëparshme të vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi ka reaguar duke thënë se do të tërheqë ambasadorin e vet nga Roma.

Sot (e enjte) edhe Estonia iu ka bashkuar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Urmas Paet.

"Jemi të kënaqur që në Deklaratën e Pavarësisë, të miratuar nga Parlamenti i Kosovës, vihet në pah se Kosova është e gatshme për ta zbatuar planin e Martti Ahtisaarit dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicave dhe trashëgiminë e tyre historike dhe kulturore.
XS
SM
MD
LG