Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA/JORDAN


Kryeministri i Turqisë, Bulent Ecevit ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj çfarëdo sulmi kundër Irakut nga ana e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se madje vetëm përfolja e luftës mund t’i kushtojë tepër ekonomisë së brishtë turke.
Në Aman, mbreti i Jordanit, Abdullahu i Dytë tha gjithashtu se çfarëdo sulmi i Shteteve të Bashkuara kundër Irakut do të kishte pasoja katastrofale për vendin e tij dhe rajonin e Lindjes së Afërt në përgjithësi.
XS
SM
MD
LG