Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Ish-presidenti iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani thotë se raportet që Shtetet e Bashkuara po përgadisin plane për rastësinë e përdorimit të armëve bërthamore, duhet marrë seriozisht.
Rafsanjani i është referuar një raporti të klasifikuar të Pentagonit, të cituar dje nga gazeta amerikane ”Los Ageles Times”, që kërkon nga armata amerikane të jetë e përgatitur të shfrytëzojë armët atomike kundër Kinës, Rusisë, Irakut, Koresë Veriore, Libisë, Sirisë dhe Iranit, nëse e sheh të domosdoshme.
Raporti thotë se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte i justifikuar si hakmarrje për sulme me armë atomike, kimike apo biologjike, ose “në rast të zhvillimeve të befasueshme ushtarake”.
XS
SM
MD
LG