Izraeli i ka rikthyer liderit palestinez Jaser Arafat lirinë e lëvizjes, pas më shumë se tre muaj shtrëngesë për të qëndruar në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Kryeministri Ariel Sharon, vendosi t’i japë fund arrestit shtëpiak të Arafatit, pas ndalimit të gjashtë palestinezëve, të cilët mendohet të jenë përfshirë në vrasjen në tetor të ministrit izraelit të turizmit. Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit Sharon, tha se megjithatë, për udhëtimet jashtë vendit Arafati do duhet të marrë lejen e autoriteteve izraelite.