Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Kryeadministratori Mihajl Shtainer, pohoi sot se udhëtimi i tij në kryeqytetet botërore synon sigurimin e mbështetjes për Kosovën. Shtainer tha se gjërat po shkojnë përpara në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit, por se zgjidhja e problemit të saj mbetet ende e hapur. Ai tha se Kosova nuk duhet të mbetet një hapësirë që eksporton krimin e organizuar në Europë por duhet të shndërrohet në eksportuese të stabilitetit për pjesën tjetër të Europës. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, lordi George Robertson, siguroi gjatë takimit me zotin Shtajner se angazhimet e Aleancës në Kosovë do të vazhdojnë si deri më tani dhe premtoi për rritjen e ndërveprimit mes KFOR-it dhe UNMIK-ut me qëllim që t’i priten rugët rrjeteve kriminale, që siç u shpreh ai “po i vjedhin të ardhmen Kosovës”
XS
SM
MD
LG