Ndërlidhjet

JERUZALEM


Një zyrtar i lartë i kabinetit të Jaser Arafat, Amhed Abdel Rahman, tha sot se rikthimi i lirisë së qarkullimit liderit palesinez nuk është i mjaftueshëm, por duhet të shoqërohet nga masa të tjera, përfshirë heqjen e bllokadës së popullit palestinez dhe ndaljen e asaj që ai e quajti “luftë e ndyrë”. Komentet e tij pasuan një vendim të mëhershëm të kryeministrit Ariel Sharon për dhënien fund kufizimit të lëvizjes së Arafatit brenda territoreve palestineze, por ruajtjen e kufizimeve për udhëtimet e tij jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG