Ndërlidhjet

KALKILA, BREGU PERËNDIMOR


Dy palestinezë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, në ofensivën e sotme të armatës izraelite. Raportohet se 50 tankse dhe autoblinda kanë hyrë në qytetin e Kalkilës në Bregun Perëndimor duke shkatërruar një stacion policor dhe pyetur nja 600 burra dhe djem palestinezë. Trupat janë futur gjithashtu në kampin e refugjatëve Bureixh në Rripin e Gazës ku, sipas dëshmitarëve, ushtarët kanë vrarë një palestinez dhe kanë plagosur dy të tjerë.
XS
SM
MD
LG