Ndërlidhjet

BAGRAM/AFGANISTAN


Zëdhënësit e armatës së Shteteve të Bashkuara thonë se forcat afgane kanë marrë terrenet kyçe nga luftëtarët al Kaida-s dhe talibanë në malet në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi, majori Brian Hilferty njoftoi se në linjën e frontit ndodhen rreth 1.000 trupa fgane dhe rreth 1.000 trupa amerikane dhe aleate në zonën e luftimeve.
Hilferty tha se rreth 600 trupa amerikane janë tërhequr nga fushëbeteja në provincën Paktia gjatë disa ditëve të kaluara. Ai njoftoi se avionët e Shteteve të Bashkuara bombarduan sërish pozicionet e dyshuara talibane dhe al Kaidase në rajon.
XS
SM
MD
LG