Ndërlidhjet

LONDËR


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney u nis nga Londra për në Jordan, në kuadrin e turneut 12 vendeve të rajonit dhe pritet të takojë mbretin Abdullahu i Dytë që të diskutojë situatën në Lindje të Afërt dhe masat potenciale të Shtetve të Bashkuara kundër Irakut.
Cheney takoi dje në Londër kryeministrin britanik,Tony Blair ,i cili tha se Iraku paraqet kërcënim serioz për stabilitetin në botë.
Gjatë vizitës së nënpresidentit, ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara ka deklaruar se Britania favorizon negociatat se sa aksionin ushtarak.
Gjatë këtij turneu në Lindje të Afërt, Dick Cheney pritet të vlerësojë përgjigjet ndaj presioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG