Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Ivanov, është takuar mbrëmë me presidentin George Bush dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Kolin Pauell dhe siç mësohet ka biseduar për një sërë temash që ngërthejnë pakësimin e armëve strategjike sulmuese bërthamore, jo-proliferimin dhe çështje të zhvillimit ekonomik. E ndërsa bisedimet vazhdojnë edhe sot, Ivanov ka deklaruar se me sekretarin Pauell ka rrahur edhe një studim të bërë së fundi publik nga mediat, i cili parashikon skenarë rreth përdorimit eventual të armëve bërthamore amerikane ndaj disa vendeve të tjera, mes të cilave figuron edhe Rusia. Sekretari Pauell e ka përshkruar dokumentin si një “plan konceptual” dhe aspak si projekt për ndonjë sulm kërcënues.
XS
SM
MD
LG