Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sekretari amerikan Shtetit, Colin Pouell, u ka uruar Ibrahim Rrugovës dhe Bajram Rexhepit zgjedhjen përkatësisht president dhe kryeministër i Kosovës, me shkresa të veçanta dhe mesazhe që ua dorëzoi dje në Prishtinë, shefi i Zyrës së Shteteve të Bashkuara, ambasadori Xhon Menzis.
“Ju duhet të punoni për të krijuar një frymë të respektit e të bashkëpunimit ndëretnik si dhe një klimë që përkrah rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik” – thuhet në telegramin përgëzues. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, nënvizon gjithashtu përkrahjen Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Kosovës në ballafaqimin me ato që ai i ka quajtur “sfida të rëndësishme”.
XS
SM
MD
LG