Ndërlidhjet

HARARE


Qeveria e Zimbabves deklaron se presidenti aktual, Robert Mugabe, ka fituar një mandat të ri gjashtë vjeçar për vazhdimin e detyrës. Drejtuesi i opozitës dhe rivali i tij në garën elektorale, Morgan Tsvangirai, ka akuzuar Mugaben të ketë vjedhur votat përmes mashtrimeve sistematike. Partia kryesore e opozitës, Lëvizja për Ndryshime Demokratike, njofton se trupa ushtarake kanë rrethuar ndërtesën e saj, sapo u bë e qartë se Mugabe mund të deklarohej fitues. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende e organizata të tjera i kanë denoncuar zgjedhjet si të manipuluara.
XS
SM
MD
LG