Ndërlidhjet

GARDEZ


Ushtarakë amerikanë njoftojnë se forcat aleate afgane kanë marrë nën kontroll një luginë me rëndësi strategjike në malet në Lindje të Afganistanit, ku një grup luftëtarësh Talibanë dhe të Al-Kaidës, po manifestojnë qëndresën e fundit. Majori Brajën Hillferti e përshkroi marrjen e luginës Shahi Kot si një sukses të madh, ndërsa raportoi se nja 20 luftëtarë të Al-Kaidës janë zënë rob, mjaft janë vrarë dhe jo më shumë se 100 të tjerë besohet se gjenden ende në rajon. Gjenerali i forcave ajrore amerikane, Xhon Roza, tha se ushtarët kanë nisur kërkimet nëpër shpellat e braktisura.
XS
SM
MD
LG