Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Beograd u nënshkrua Marrëveshja për bashkësinë e re shtetërore me emrin “Serbia dhe Mali i Zi” për një periudhë trevjeçare, pas së cilës shetet anëtare mund të dalin nga bashkësia dhe të kërkojnë pavarësi me njohje ndërkombëtare.
Në dokumentin e nënshkruar në Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian thuhet se “po të tërhiqet Mali i Zi nga bashkësia shtetërore, dokumentet ndërkombëtare të ndërlidhura me Republikën Federale Jugosllave, në veçanti Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së -do të ndërlidhen dhe do të kenë të bëjnë me Serbinë si trashëgimtare e saj”.
Sipas këtij formulimi, Marrëveshja e nënshkruar në Beograd heq emrin Jugosllavi, por lë të nënkuptohet se Serbia në mënyrë implicite shpallet trashëgimtare e RFJ-së dhe e Rezolutës 1244, që ka të bëjë me Kosovën.
XS
SM
MD
LG