Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka përshëndetur Marrëveshjen që mban Serbinë dhe Malin e Zi në bashkësi të re shtetërore, por ka theksuar se kjo nuk do të pengojë aspiratat e Kosovës
“Duam që paqa të mbijetojë në fqinjësinë tonë rajonale, por sidoqoftë nuk duam që fati jonë të kufizohet nga marrëveshje që janë bërë për rreth Kosovës”, ka thënë kryeministri në Prishtinë.
Ai ka thënë më tej se “në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe bashkërisht me Kombet e Bashkuara do të ndërtojmë institucionet demokratike, do të bëjmë përgaditjet e nevojshme, dhe kur natyrshëm do të vijë koha, ne do të vendosim për statusin final të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG