Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti I Shteteve të Bashkuara, George Bush ka theksuar se administrata e tij ka të gjitha opcionet në tryezë ndërkohë që Departamenti i Mbrojtjes formulon politikën e armatimit bërthamor për të zbrapsur çfarëdo sulmi kundër Amerikës, duke përfshirë ato nga Iraku dhe Irani.
George Bush tha mbrëmë në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se arsyeja që Amerika ka armatim bërthamor është që këto armë të shërbejnë si zbrapëse të sulmuesve potencialë.
Presidenti ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan t’u bëjnë shumë të qartë vendeve se ato nuk mund të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, apo të përdorin armët për shkatërrim në masë kundër Amerikës, aleatëve dhe miqve të saj.
XS
SM
MD
LG