Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD/UASHINGTON


“Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ish shef i shtatmadhorisë së ushtrisë jugosllave, Momçillo Perishiq mbrëmë është arrestuar nga ushtria jugosllave” - ka deklaruar shefi i kabinetit të zotit Perishiq, Nebojsha Mandiq. Ai, poashtu, ka thënë “se nuk i dimë shkaqet e arrestimit së tij”. Së bashku me Perishiqin, mbrëmë në një restorant beogradas, është arrestuar edhe një zyrtar i ambasadës amerikane në Beograd, i cili është liruar pasi është mbajtur 15 orë në arrrest.
Lidhur me këtë zhvillim sot në Uashington u prononcua zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Richard Boucher:
“Shtetet e Bashkuara janë të tmerruara me këtë ndalje të pa arsyeshme të diplomatit amerikan. Ne fuqishëm i protestojmë këto aksione nga ushtria jugosllave te autoritetet civile jugosllave, përfshirë këtu edhe zyrën e presidentit” – tha Richard Boucher.
XS
SM
MD
LG