Ndërlidhjet

BARCELONË


Krerët e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për një rol më të shtuar ushtarak të vendeve të unionit në Maqedoni, por vetëm nëse ajo zgjidh mosmarrëveshjet rreth emrit me Greqinë.
Hose Maria Aznar, kryeministri i Spanjës e cila ka kryesinë e rradhës së BE-së, tha se liderët e Bashkimit Europian kanë autorizuar ministrin e tij të jashtëm, Hoze Pike dhe shefin e diplomacisë europiane, Havier Solana të mbajnë takime të nivelit të lartë me autoritetet greke.
Në deklaratën përmbyllëse të samitit, pjesëmarrësit deklarojnë mes të tjerash se forca europiane për reagim të shpejtë, mund të jetë e gatshme të marrë përsipër operacionin e parë të saj në Maqedoni, pas skadimit të mandatit të NATO-s në fund të muajit qershor.
XS
SM
MD
LG