Ndërlidhjet

MANAMA


Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney arriti në Bahrein, në kuadrin e turneut në Lindje të Afërt për të marrë mbështetje për luftën kundër terrorizmit dhe prej andej do të shkojë në në Katar.
Gjatë qëndrimit në Manama, nënpresidenti Cheney do të ketë bisedime me zyrtarët e Bahreinit dhe do të inspektojë Flotën e pestë amerikane në bazën Jufair.
Ai bisedoi dje në Xhedë me zyrtarët e Arabisë Saudite për propozimet paqësore të Mbretësisë lidhur me Lindjen e Afërt dhe për fushatën e Shteteve të Bashkuara që të parandalojë presidentin irakian , Saddam Hussein të fusë në dorë armë për zhkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG