Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd hodhi poshtë akuzat që njëri nga kryediplomatët e saj të ketë marrë dokumente të besueshme nga ndihmës kryeministri serb, Momçillo Perishiq, të cilin e arrestoi ushtria jugosllave të enjten në një restoran, bashkë me diplomatin amerikan, John David Neighbor, për 15 orë.
Zyrtarët e armatës në Beograd thanë që Perishiq t’i kishte kaluar diplomatit amerikan dokumente që mund të shfrytëzoheshin kundër ish- presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në gjykimin e tij për krime lufte në Hagë.
Zëdhënësi i ambasadës amerikane, Paul Denis tha se pretendimet për spiunim janë fallse.
XS
SM
MD
LG