Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov, është nisur për në Londër, ku pritet të bisedojë me gjegjësin e tij britanik, Xhek Stro, rreth luftës kundër terrorizmit dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe Irak. Rusia ka kundërshtuar në vazhdimësi mundësinë e aksioneve ushtarake amerikane mbi Irakun, por Ivanov ka deklaruar po ashtu për të përditshmen britanike “The Times”, se Rusia nuk do të tërhiqet nga koalicioni anti-terror i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni vendos të sulmojë unilateralisht Irakun.
XS
SM
MD
LG