Ndërlidhjet

logo-print

NJË RREGULLORE E RE PËR LUFTIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR


Rrahman Paçarizi Qarqe të ndryshme kanë vlerësuar se këto masa teknike mund të shkelin të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës, mirëpo zyrtarë të Unmikut thanë se kjo rregullore është hartuar duke marë parasysh standardet më të larta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Rregullorja 2002/6, e nënshkruar këto ditë nga kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner është përpunuar për të ndihmuar policinë ndërkombëtare, që të luftojë më me efikasitet krimin e organizuar në Kosovë, që është shpallur si një nga prioritetet kryesore të administratës së Steinerit dhe të kryeministrit të Kosovës, Rexhepi. Sipas kësaj rregulloreje, prokurori ka të drejtë të japë urdhër për ndërmarjen e masave të hetimit, përgjimit dhe survejimit, të personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të organizuar apo ordinere. Në të vërtetë në paraqitjen e parë publike që nga marrja e detyrës së komisionarit të policisë ndërkombëtare në Kosovë, gjermani Shtefan Veler, ka theksuar se luftimi i krimit të organizuar është prioriteti i tij kryesor. “Luftimi i krimit të organizuar dhe rasteve të tjera të rënda të krimit në Kosovë dhe rritja e aftësive për të luftuar atë do të jenë prioritetet e mia” - ka thënë komisionari Veler.
Edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi në fjalimin e tij të parë në mbledhjen konstituive të qeverisë së Kosovës, ka paralajmëruar luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, ndërkohë që UNMIK-u vlerëson se rregullora e nënshkruar nga kryadministratori Michael Steiner do ta ndihmojë policinë për goditje më efektive të krimit të organizuar. “Rregullorja për masat teknike dhe të fshehta të përgjimit dhe hetimit do ti mundësoj policisë ndërkombëtare ndërmarjen e masave teknike, siç është ndërhyrja në bisedat telefonike” - tha Suzan Manuel, duke e parë këtë një mundësi më tepër për policinë që të luftojë krimin e organizuar. Rregullorja në të vërtetë parashikon një varg masash… si foto apo video vëzhgimin e fshehtë, monitorimin e bisedave telefonike, kontrollin e dërgesave postare, përgjimin e telekomunikimeve, përgjimin e komunikimit në rrjet kompjuterik, përdorimin e aparaturës për ndjekje apo pozicionim, ndjekjen e simuluar të një gjësendi, që mund të përdoret si provë kundër të dyshuarit, simulimin e një kundërvajtjeje kriminale, hetime të fshehta, kapjen dhe përgjimin e bisedave telefonike dhe zbulimin e të dhënave financiare…
Qarqe të ndryshme kanë vlerësuar se këto masa teknike mund të shkelin të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës, mirëpo zyrtarë të Unmikut thanë se kjo rregullore është hartuar duke marë parasysh standardet më të larta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG