Ndërlidhjet

MONTEREJ/MEKSIKË


Samiti i Kombeve të Bashkuara që ka qëllim luftimin e varfërisë globale u hap në Monterej me fjalimin e presidentit të Meksikës,Vincente Fox, para më se 50 burra shtetesh.
Në mesin e oratorëve që do t’i drejtohen samitit janë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, presidenti i Kubës, Fidel Kastro dhe mbreti i Jordanit, Abdullahu i Dytë.
Liderët do të miratojnë dokumentin korrnizë të konferencës që fton për partneritet të ri midis vendeve të pasura dhe të varfëra.
Planifikohet shtimi i ndihmës së vendeve të pasura për vendet në zhvillim, por prej tyre kërkohet t’i përkushtohen demokracisë dhe tregut të hapur.
XS
SM
MD
LG