Ndërlidhjet

logo-print

VIENË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën jug-lindore, Eduard Busek paralajmëroi se javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën ku do të bisedojë për pjesëmarrjen e saj në aktivitet e Paktit të Stabilitetit.
Eduard Busek tha në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vienë se për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit është jetësore jo vetëm mbështetja e vazhdueshmenë nga Bashkimi Evropian, por gjithashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kanadaja.
Ai tha se Pakti i Stabilitetit duhet të asistojë Bullgarinë dhe Rumaninë në përpjekjet e tyre për hyrje në Bashkimin Evropian, kurse me Shqipërinë, Maqedoninë, Jugosllavinë, Bosnjën dhe Kroacinë duhet të përqëndrohet në stabilizimin dhe asocimin dhe t’i përgadisë ato vende për anëtarësimin në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG