Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Qeveria federale jugosllave ka miratuar sot marrëveshjen për transferimin në Kosovë të të burgosurve shqiptarë nga burgjet e Serbisë, kurse qeveria serbe pritet të miratojnë nesër këtë marrëveshje, njoftoi ministri serb i Drejtësisë, Vlladan Batiq.
Pas miratimit, marrëveshjen duhet ta nënshkruajnë autoritetet e Beogradit dhe shefi i UNMIK-ut.
Lirimi i të burgosurve shqiptarë ka qenë një nga kushtet e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për ndihmën e mëtejshme finansiare për Jugosllavinë.
XS
SM
MD
LG