Ndërlidhjet

MONTEREJ/MEKSIKË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush në fjalimin që do të mbajë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për finansimin e zhvillimit do të vë theksin në vizionin e tij për një “kontratë të re” midis vendeve të pasura dhe të varfëra, thotë Shtëpia e Bardhë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha në samit se vendet e pasura duhet të shtojnë ndihmën për zhvillim për së paku 50 miliardë dollarë në vit për luftimin e varfërisë globale.
Presidentët e tre vendeve Ballkanike, Kroacisë, Rumanisë dhe Maqedonisë prashtruan në samit nevojën për më shum ndihma ekonomike që e cilësuan si elemnt kyç për stabilitetin lokal, rajonal dhe global.
XS
SM
MD
LG