Ndërlidhjet

JERUSALEM


Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga Izraeli që të lejojë liderin palestinez, Yasser Arafat, të ngujuar në Rammallah, që të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe në Bejrut pa kurrfarë parakushtesh, por kryeministri Ariel Sharon tha se “nuk janë pjekur kushtet” për shkuarjen e Arafatit në Bejrut.
Në samitin që fillon nesër në kryeqytetin e Libanit do të diskutohet iniciativa e Arabisë Saudite për paqë në Lindjen e Afërt.
Zartarët palestinezë thanë se Arafati konsideron të mos marrë pjesë në samit që të mos bëhet “subjekt i shantazheve izraelite”.
Ndërkohë njohtohet se në Bregun perëndimorë janë vrarë nga një pritë dy vëzhgues ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG