Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur hapin e Republikës Federale Jugosllave për transferimin e të burgosurve shqiptarë në Kosovë dhe këte e kanë vlersuar “si hap të rëndësishëm për vendosjen e pushtetit ligjor në rajon”.
Duke iu referuar ligjeve të Shteteve të Bashkuara nëse Beogradi do të vazhdojë të marrë ndihmën finansiare nga Uashingtoni,zëdhënësi i Stejt Departmentit, Richard Boucher ka thënë se”me afrimin e 31 marsit, vazhdimisht e kemi bërë të qartë se Jugosllavia doemos duhet të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës, të ndërmarrë masa për mbështetjen e Marrveshje paqësore të Dejtonit dhe për implementimin e politikave për respektimin e të drejtave të pakicave dhe pushtetit ligjor”.
“Lirimi i shqiptarëve të Kosovës paraqet hap pozitiv”,ka thënë zëdhënësi.
XS
SM
MD
LG