Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë shpreson për progres lidhur me propozimet paqësore Saudite, megjithë mungesën e Yasser Arafatit në samitin e Ligës Arabe në Bejrut.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleichert tha se presidenti George Bush mendon se “për samitin është më mirë të përqëndrohet në paqën” se sa në pjesmarrjen.
Shtëpia e Bardhë, në apele publike dhe biseda telefonike nga sekretari i shtetit, Colin Powell, i kishte bërë thirrje kryeministrit izraelit, Ariel Sharon që të lejojë Arafatin të marrë pjesë në samit, pa kurrfarë parakushtesh.
XS
SM
MD
LG