Ndërlidhjet

logo-print

ISTOK/KOSOVË


Autoritetet e Kombeve të Bashkuara lëshuan në liri 80 nga 146 të burgosurit shqiptarë që u transferuan dje në Kosovë nga burgjet e Serbisë në Dubravë të Istokut, dhe njoftuan se një numër i pacaktuar do të lëshohet në liri gjatë javëve që vijnë.
Në mesin e të liruarve ishin edhe Nait Hasani dhe Besim Rama, të dënuar nga gjykata e Beogradit me 20 vjetë heqje lirie për gjoja terrorizëm.
Të liruarit e sotëm ishin mbajtur në burg eksluzivisht për shkaqe politike, ndërkaq ata persona, akuzat ndaj të cilëve do të konsiderohen valide prej autoriteteve të drejtësisë së Kombeve të Bashkuara, do të vuajnë dënimin në Kosovë.
XS
SM
MD
LG