Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët ndërkombëtarë në Maqedoni e dënuan ashpër aktin e dhunës me armë që ndodhi para dy netësh në Reçicë të Vogël dhe e vlerësuan si “të kundërt me intersat e të gjithë qytetarëve të vendit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, por thanë se “incidenti nuk do të pengojë procesin e paqës”.
Në një komunikatë të përbashkët të shpallur nga NATO, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja thuhet se implementimi i Marrëveshjes së paqës do të vazhdojë i papenguar nga konfrontimet fraksionale si edhe ri-deploimi i forcave të sigurisë shtetërore në rajonet e dikurshme të krizës.
XS
SM
MD
LG