Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Autoriteti palestinez ka urdhëruar personelin civil dhe atë të sigurisë, të lënë zyrat e tyre në Ramallah. Kjë masë është parapritë ndaj një sulmi eventual të Izraelit. Pas sulmit të djeshëm vetë-vrasës në qytetin Netanjah, ku humbën jetën 21 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, autoritetet izraelite deklaruan se do të ushtrojnë të drejtën e vetë-mbrojtjes. Përgjegjësinë për atentatin e djeshëm e morri grupimi militant palestinez, Hamas. Siç mësohet, Jaser Arafat, ka dhënë urdhër të arrestohen anëtarë të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe Brigadës Martirët e Al-Aksës.
XS
SM
MD
LG