Ndërlidhjet

HAGË


Autoritetet holandeze bëjnë të ditur se u është kërkuar të marrin komandën e misionit të NATO-s në Maqedoni, “Dhelpra e Kuqërremtë”, nga fundi i muajit qershor kur edhe skadon mandati i Gjermanisë. Ministria holandeze e Mbrojtjes, tha se sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, George Robertson, i propozoi fundjavën e kaluar titullarit më të lartë të këtij dikasteri, që të konsiderojë dërgimin në Maqedoni të 300 deri 400 ushtarëve holandezë. Ministria holandeze e Mbrojtjes bën të ditur se është në fazën e shqyrtimit të propozimit.
XS
SM
MD
LG