Ndërlidhjet

JERUZALEM


Televizioni izraelit raporton se një palestinez i armatosur ka hapur zjarr në një vendbanim hebre, duke lënë të vdekur të paktën dy persona dhe plagosur disa të tjerë. Kabineti Izraelit i Sigurisë duhet të mbajë një takim të posaçëm, ndërsa palestinezët po i paraprijnë një sulmi eventual të armatës izraelite. Autoriteti palestinez ka urdhëruar personelin civil dhe atë të sigurisë, të lënë zyrat e tyre në Ramallah, pasi autoritetet izraelite deklaruan se do të ushtrojnë të drejtën e vetë-mbrojtjes në përgjigje të sulmit të djeshëm vetë-vrasës në qytetin Netanjah, si pasojë e të cilit humbën jetën 21 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
XS
SM
MD
LG