Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se në Afganistan nuk do të dërgohen paqëruajtës amerikanë, por forcat e Shteteve të Bashkuara do të mbesin në ate vend për kohë të pacaktuar që të ndihmojnë për ruajtjen e sigurisë.
Rumsfeld tha mbrëmë në Uashington se forcat Amerikane do të jenë në disponim për tu marrë me anëtarët e mbetur të Al Kaidës dhe konfliktet midis bosave të atjeshëm të luftës. Ai u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera, që do të takohen javën e ardhëshme në Gjenevë, që të kontribuojnë në trajnimin e armatës së re afgane.
XS
SM
MD
LG