Ndërlidhjet

BEOGRAD


I ballafaquar me presionin ndërkombëtar, kryeministri serb, Zoran Xhinxhiq deklaroi se“brenda tre-katër ditësh dikush nga të akuzuarit për krime lufte do të përfundojë në Gjykatën e Hagës, nëse vendi dëshironë të evitojë sanksione dhe izolim ndërkombëtarë”.
Ministri serb i Drejtësisë,Vlladan Batiq tha se “policia republikane është autorizuar që të bëjë arrestime,dhe ajo do të vendosë se kur dhe cili do të ekstradohet” në Tribunalin e Hagës.
Ata nuk përmendën emra, por spekulohet se më afër arrestimit janë ish-bashkëpuntorët e Millosheviqit të akuzuar për krime lufte në Kosovë, Nikolla Shainoviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vllajko Stoillkoviq.
XS
SM
MD
LG