Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën me të cilën kërkohet tërheqia e trupave izraelite nga qytetet palestineze, duke përfshirë edhe Ramallahun, kurse sekretari i përgjithshëm, Koffi Annan i ka bërë thirrje Izraelit që t,i japë fund sulmeve kundër selive palestineze.
Këshilli i Sigurimit kërkon që Izraeli dhe palestinezët të angazhohen “menjëherë për ndërprerjen konstruktive të armëpushimit” dhe të bashkëpunojnë plotësisht me të deleguarin e Shteteve të Bashkuara, Anthoni Zinni.
Këshilli i Sigurimit shfaqë “brengosje të thellë” për shkak të bombardimeve të fundit vetëvrasëse në Izrael dhe “sulmeve ushtarake” kundër selisë të Autoriteteit palestinez të Yasser Arafatit.
Qeveria izraelite kritikoi rezolutën si “të njëanëshme”, kurse palestinezët e përshëndetën si “hap pozitiv”.
XS
SM
MD
LG