Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbia ka lëshuar fletë-arrestime për ekstradimin e katër bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, përfshirë edhe presidentin aktual serb Millan Millutinoviq.
Ky hap i Ministrit të Drejtësisë Vlladan Batiq u ndërmor në ditën e fundit të caktuar nga Shtetet e Bashkuara për bashkëpunimin e zyrtarëve serbë me Tribunalin e Hagës.
Tre të dyshuarit tjerë për krime të luftës janë Nikolla Shainoviq, ish zyrtar i lartë federal, ish komandanti i armatës jugosllave Dragoljub Ojdaniq dhe ish ministri i Brendshëm i Serbisë Vllajko Stoiljkoviq.
“Policisë serbe tani i mbetet t'i arrestojë të dyshuarit”, tha ministri Batiq.
XS
SM
MD
LG