Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Qeveri të botës kanë reaguar sot ndaj rrethimit që Izraeli i bëri liderit palestinez Yasser Arafat në selinë e tij në Ramallah, duke kërkuar nga Izraeli t’i tërheqë trupat e veta.
Gjermania, Suedia, Italia dhe Spanja i bënë thirrje Izraelit t’i tërheqë forcat nga territori palestinez.
Parlamenti i Greqisë i quajti aksionet izraelite “gjenocid”.
Ministria e Jashtme e Francës e thirri ambasadorin izraelit në një takim urgjent.
Jordani u kërcënua t’i pezullojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, nëse, siç tha “menjëherë nuk ndalen aksionet e Izraelit kundër popullit dhe udhëheqjes palestineze”.
Trashëgimtari i fronit saudit, Princi Abdullah i bëri vizitë të papritur Sirisë për të diskutuar situatën në territoret e okupuara palestineze.
Zëdhënësi i parlamentit të Izraelit, Avraham Burg i tha radios publike se ekziston nevoja që qytetarëve t’u thuhen qëllimet politike të fushatës.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara sot i dënoi sulmet vetëvrasëse me bomba në dy qytetet në Izrael.
XS
SM
MD
LG