Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shetit ,Colin Powell ka shtyrë për kohë të pacaktuar vendimin nëse do të liferojë pjesën e mbetur të asistencës së planifikuar Amerikane për Sërbinë gjatë këtij viti prej 40 milion dollarë, që u ngri dje pasi qeveria në Beograd dështoi të demostrojë bashkëpunim me Tribunalin e Hagës me dorëzim të të akuzuarve për krime lufte.
Në një deklaratë, Stejdepartmenti ka lavdëruar përpjekjet e qeverisë që të plotësojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara me gjithë vështërsitë politike nga ata që e kundërshtojnë ekstradimin e serbëve në Gjykatën e Hagës.
Megjithate, Departamenti i Shtetit tha se kishte pritur “më shumë progres” dhe do të ishte e parakohëshme të aprovojë ndihmën e mëtejshme të Shtetetve të Bashkuara në këte kohë.
XS
SM
MD
LG