Ndërlidhjet

SHKUP


Patrullat e policisë së përzier etnike të Maqedonisë kanë hyrë pa incidente në Sllupçan të Kumanovës dhe në Shipkovicë të Tetovës, zona të dikursheme të krizës, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Zoran Tanevski.
Policia e Maqedonisë thotë njëherit se me ndihmën e Interpolit ka identifikuar njërin nga grupi i shtatë pesonave të jashtëm të vrarë muajin e kaluar si Ahmet Ikaz nga Pakistani, për të cilin thotë se ka qenë “terrorist i njohur”.
Diplomatë në Shkup kanë thënë se “pytja kryesore tash është nëse ai njeri është i tillë siç thotë policia dhe se fakti që është nga Pakistani nuk e bën ate terrorist”.
XS
SM
MD
LG