Ndërlidhjet

BETLEHEM


Armata izraelite vazhdoi të zgjerojë kontrollin e sajë mbi territore palestineze, sipas vendimit të mëparshëm të qeverisë për të çrrënjosur “terroristët” palestinezë dhe infrastrukturën e tyre,siç u tha, kurse kryetari i Këshillit ligjvënës palestinez, Ahmed Qorei e quajti këte “riokupim e agresion nga armata dhe qeveria izraelite”.
Ai tha se populli palestinez është i gatshëm të “mbrojë kauzën e tij të drejtë dhe nuk do të dorëzohet”.
Në luftimet në Betlehem raportohet se prej dje u vranë 10 palestinezë, kurse 10 të tjerë sot në Jenin dhe në kampin e afërt të refugjatëve.
Guerrilët e Hezbollahut sulmuan ndërkohë postet izarelite në rajonin kontestues libanez të fermave të Shebeas, duke nxitur sulme të aviacionit izraelit.
XS
SM
MD
LG